Emërimi i Naser Shalës në krye të Sekretariatit të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim, nga Kuvendi i Kosovës, ka zemëruar ambasadorët ndërkombëtarë në Kosovë.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, duke komentuar për portalin Koha.net, këtë vendim të Kuvendin të Kosovës, ka thënë se institucioni më i lartë legjislativ në vend, është dashur ta vlerësojë profesionalizmin dhe jo lidhjet politike.
“Për sa i përket përzgjedhjes së drejtuesit të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, ndajmë të njëjtin qëndrim me Ambasadën Amerikane dhe atë Britanike se në krye të një agjencie të tillë të rëndësishme për qytetarët e Kosovës dhe të drejtat e tyre pronësore, Kuvendi është dashur të vlerësojë profesionalizmin përtej nepotizmit dhe lidhjeve politike. Fatkeqësisht, rastet e përzgjedhjeve dhe emërimeve të tilla kanë shënuar rritje”, ka thënë Zeka.
Kujtojmë se ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Conell, në shenjë mospajtimi për emërimin e Shalës ka dhënë dorëheqje edhe nga kryesimi i Bordit të Agjencisë së Pronës. Ai ka thënë se Kuvendi ka dështuar të zgjedhë kandidatin i cili kishte përmbushur kriteret për këtë pozitë.
“Fatkeqësisht, Kuvendi ka dështuar të zgjedhë kandidatin e vetëm që kishte plotësuar kriteret e konkursit dhe kështu ka vendosur në këtë pozitë një kandidat që nuk u konsiderua profesional për pozitën”, thuhet në njoftimin e Ambasadës britanike.
Përkrah Ambasadës së Britanisë ka dalë edhe ajo e SHBA-së. Përmes një reagimi, ambasadori Philip Kosnett, ka thënë se me zgjedhjen e Shalës deputetet kanë treguar se e vlerësojnë më shumë nepotizmin sesa të drejtat pronësore të qytetarëve.
“Deputetët treguan se më shumë vlerësojnë nepotizmin sesa të drejtat pronësore të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ambasadori Philip Kosnett.
Ndërkaq shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, emërimin e Shalës në krye të Sekretarit të kësaj agjencie, e ka quajtur të papërputhshëm me vlerat e Bashkimit Evropian.
“Thellësisht e pakënaqur me vendimin e Kuvendit të Kosovës, që të injorojë krejtësisht emërimin e personave në bazë të meritave, përmes një procesi të përgjegjshëm dhe transparent. Emërimi i drejtorit të ri të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës nuk është në përputhje me praktikat dhe vlerat e Bashkimit Evropian”, ka shkruar Apostolova në rrjetin social Twitter.
Edhe ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt ka thënë se në Kosovë duhen njerëz të kualifikuar jo ata që kanë rreth më të mirë.
“Nëse kualifikimi nuk ka shumë rëndësi, atëherë si do të ecë ky shtet përpara? Ne na duhen njerëzit më të kualifikuar, jo ata që kanë rreth më të mirë”, ka deklaruar ai.
Naser Shala, i njohur gjatë luftës si komandant “Ftyra”, ka qenë i akuzuar nga Prokuroria Speciale për krime lufte kundër popullatës civile në rastin “Kleçka”. Ai ishte shpallur i pafajshëm. Shala gjithashtu është pjesë e përgjimeve në rastin Pronto.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...