Oda Amerikane kundër vendimit që bizneset të mos punojnë të dielën

19:57 | 20 Shkurt 2020
A. B.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përmes një komunikate për media ka dal kundër vendimit të disa komunave që urdhërojnë që të dielën të mos punojnë të dielave.

“Dhoma e Tregtisë Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimet e saj lidhur me vendimin e disa asambleve komunale në të gjithë Kosovën për ndalimin e bizneseve që të punojnë të Dielave, gjë që do të kufizonte aktivitetet ekonomike, dhe në fund të fundit do të ngadalësonte rritjen ekonomike në përgjithësi.”

“Dhoma Amerikane beson se kufizimi i punës së bizneseve do të rrisë më tej papunësinë, në kundërshtim me përpjekjet e përgjithshme për forcimin e sektorit privat, krijimin e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.”, thuhej në reagimin e Odës Amerikane.

Ata ju kërkuan komunave që ta rishikojnë vendimin e tyre.

“Më në fund, Dhoma e Tregtisë Amerikane në Kosovë u bën thirrje komunave të rishikojnë vendimet e tyre dhe të marrin parasysh shqetësimet e sektorit privat përpara se të marrin ndonjë vendim që kufizon funksionimin e tyre.”, thanë Oda Amerikane.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme