Oda Ekonomike Amerikane tha se stabiliteti politik është kyç për nxitjen e investimeve të brendshme dhe tërheqjen e investimeve të huaja, prandaj ka shprehur shqetësimin në Kosovë lidhur me “diskursin përplasës gjithnjë e në rritje ndërmjet akterëve politikë në Kosovë, në një kohë kur vendi duhet të demonstrojë stabilitet jo vetëm për të avancuar agjendën zhvillimore, por edhe për të menaxhuar situatën e krijuar pas shpërthimit të pandemisë Covid-19”.
Po ashtu, Oda Amerikane beson që në kohën kur është e nevojshme rritja e angazhimit të gjithëmbarshëm për fuqizimin e shtetit të Kosovës, akterët politikë e shoqërorë duhet të tregojnë maturi dhe koordinim. Prandaj, Oda Amerikane fton liderët institucionalë e politikë të Kosovës të përmbahen nga gjuha e përçarjes së skajshme, si dhe thirrjet denigruese dhe nxitjet për dhunë.
“Oda Amerikane rikujton se çfarëdo akti i dhunës, do të rëndonte më tej mbi imazhin edhe ashtu jo të mirë të vendit para investitorëve të huaj, aq shumë të nevojshëm për arritjen e një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik. Aktet e tilla jo vetëm që do të kthenin Kosovën mbrapa, por edhe do të kërkonin investim dhe përpjekje të reja për përmirësimin e perceptimit para investitorëve të huaj”.
“Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë beson që institucionet e vendit duhet të shfaqin vullnet të fuqishëm dhe angazhim serioz për arritjen e një stabiliteti të përgjithshëm edhe në kontekst të brendshëm, por edhe në raport me shtetet fqinje, meqë raportet e mira ndërfqinjësore janë parakusht për integrimin ekonomik rajonal por edhe për avancimin e procesit integrues euro-atlantik”.
Valverde pas ndeshjes: Nuk na intereson fitorja tani, me rën...
Hadar akuzon gjyqtarët pas humbjes ndaj Yllit, paralajmëron ...
Fushata zgjedhore/ Trump rikthehet në vendin ku iu bë atenta...
Moment emocionues/ Kroos i pranishëm në “Santiago Bernabeu”,...
Shtatë persona u lënduan nga një aksident në rrugën Mitrovic...
Real Madrid rikthehet tek fitorja mposht Villarealin