Instituti “Octopus” i ka bërë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës që t’i monitorojnë zhvillimet e fundit në Serbi me shumë kujdes dhe të hartojnë politika dhe vendime në përputhje me vlerësimin real të rrezikut ndaj vendit tonë.
Në një analizë të këtij instituti Misnistria e Mbrojtjes së Serbisë ka lëshuar thirrje për për të rinjtë e moshës 19 – 30 vjeç, për angazhim vullnetar në shërbimin ushtarak në vitin 2024.
“Në një lëvizje që rritë shqetësimet për stabilitetin rajonal, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë dhe Forcat e Armatosura kanë lëshuar një thirrje për të rinjtë e moshës 19 – 30 vjeç, për angazhim vullnetar në shërbimin ushtarak në vitin 2024.”, thuhet në analizë.
Tutje Octopus vlerëso se ky vendim, i shoqëruar nga shpërthimi i retorikës nacionaliste nga politikanët serbë si dhe ndryshimi konstant i dinamikave gjeopolitike ndërkombëtare rrezikon të ndikojë në eskalimin e mëtejshëm të paqes rajonale.”, thuhet në analizë.
“Ky vendim i institucioneve të Serbisë shënon një zhvillim shqetësues dhe një rrëshqitje të pakontrolluar drejt militarizmit shovenist. Kjo sjellje, e shoqëruar me qasjen armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës, etjen e pangopur të fqinjit verior për dominim regjional dhe përqafimi i revizionizmit rrezikon të rindez flakët e dhunës që pllakosi Ballkanin gjatë viteve 90-ta.”, thuhet tutje.
“Lidershipi politik në Serbi tani më haptazi po e artikulon qëndrimin se nuk i njeh kufijtë aktualë në Ballkan, që manifestohet me sfidimin e hapur të sovranitetit të shteteve si Kosova, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi. E tëra kjo shoqërohet me një kërcënim publik çdo herë e më të madh duke vënë në dukje kapacitetet ushtarake, stërvitjet dhe manovrimet provokuese në kufi më Kosovën, dhe retorikës malinje për përdorimin e forcës ushtarake.”
Sipas tyre këto zhvillime janë në kaudrin e një indoktrinimi në rritje të militarizmit, dhe shpërfaqjes së shovenizmit ekstrem dhe autoritarizmit që po etablohet në Serbi.
“Militarizmit, si glorifikim i fuqisë ushtarake dhe besimit se forca është mënyra më e mirë e zgjidhjes së problemeve; shovenizmit, si shpërfaqje e urrejtjes ndaj vlerave demokratike dhe të paqes rajonale; autoritarizmit si akumulim i pushtetit nga Aleksandar Vuçiqi, duke asgjësuar opozitën, mediet dhe shoqërinë civile.”, bën të ditur institute.
“Ëndrrat dhe iluzionet e Vuçiqit janë fantazi e rrezikshme që mund ta hedh këtë pjesë të Evropës përsëri në një kaos me pasoja të paparashikueshme. Nivelet më të larta të politikës në Serbi, lidershipi ushtarak dhe religjioz, të dehur nga nacionalizmi dhe të nxitur nga qasja revizioniste dhe militariste e Federatës Ruse, janë absolutisht fajtorët kryesorë për këtë qasje që nuk i kontribuon paqes rajonale. Kjo tregon që Serbia nuk është e interesuar për fqinjësi të mirë, dhe se aspiratat për integrime euro-atlantike i ka vetëm parullë për të mashtruar komunitetin ndërkombëtar, të fokusuar në konflikte të tjera të armatosura e shumë të përgjakshme.”, thuhet ndër të tjera në analizë.
Ndër të tjera, Instituti “Octopus” i bën po ashtu thirrje komunitetit ndërkombëtar që të marrë në konsideratë rrezikun e madh që paraqet qasja revizioniste e Serbisë dhe indoktrinimi militarist i kohëve të fundit, dhe të shqyrtohen edhe mundësitë e sanksioneve për të kufizuar Serbinë dhe për ta shtyrë atë drejt demokratizimit./Arbresh.info/
bi me shumë kujdes dhe të hartojnë politika dhe vendime në përputhje me vlerësimin real të rrezikut ndaj vendit tonë.

Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...