O’Connell: Vlora Çitaku është ndër diplomatet më të afta që kam parë ndonjëherë

12:20 | 8 Maj 2019
Arbresh.info

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell në forumin e organizuar sot nga Lëvizja “FOL” duke diskutuar për zgjedhjen e ambasadorëve të Kosovës ka lavdëruar ambasadoren e Kosovës ne SHBA, Vlora Çitakun.

O’Connell ka thënë se Çitaku është ndër diplomatet më të afta që ka parë gjatë karrierës së tij, shkruan arbresh.info.

“Disa nga ambasadorët e Kosovës që janë emëruar në bazë të politikës kanë qenë shumë të aftë duhet të jem i sinqertë duke mos dashur t’i përmend ata të Londrës sepse nuk është mirë që unë t’i komentoj por ambasadorja e Kosovës ne SHBA është tepër e aftë. Ajo është një ndër diplomatet më të afta që kam pa gjatë karrierës time”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka kërkuar nga qytetarët të mos votojnë për partite që rehatojnë njerëz nëpër ambasada.

“Unë nuk kam me marrë kurrë rolin me vendos për Kosovën se kush do ta përfaqësoj, ju e keni ligjin për ambasador që 50% e tyre lejohet të jenë politikë, nëse nuk dëshironi që ambasada e Kosovës të përdoret për të rehatuar dikë nga fshati mos votoni për partitë që kanë votuar për këtë ligj”, ka shtuar ai.

O’Connell  ka shtuar gjithashtu se ambasadorët e zgjedhur nga partitë do të detyrohen të punojnë në vullnet të partisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme