Sipas një njoftimi, Në këtë takim z. Havolli njoftoi Sh.T. Ambasadorin Ruairi O’Connell, për punën që është duke bërë Agjencia Kundër Korrupsionit në fushën e ndryshimeve legjislative, procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë, konfliktit të interesit, si dhe për forcimin e mekanizmave aktual të Agjencisë në parandalimin dhe luftimin sa më efikas korrupsionit.
“Ambasadori Ruairi O’Connell, konfirmoi mbështetjen Ambasadës së Britanisë së Madhe për Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe theksoi se vlerëson punën me përkushtim të këtij institucioni. Britania e Madhe do të vazhdojë të mbështes Agjencinë Kundër Korrupsion përmes projekteve të ndryshme në mandatin e saj parandalues”, thuhet në njoftim.
Në takim, po sipas njoftimit, po ashtu u diskutua për progresin e arritur nga Agjencia Kundër Korrupsionit karshi Zotimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës të dhëna gjatë Samitit të Londrës (2019).
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin