Google ADS

O’Connell: Shtypi i lirë është themel për demokracinë

12:42 | 3 Maj 2018
Arbresh.info

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruari O’Connell në Ditën botërore të lirisë së shtypit thekson se shtypi i lirë është themel për lirinë dhe demokracinë.

O’Connell në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se puna e gazetarit është jetike, por gjithashtu edhe e rrezikshme.

“Puna e gazetarit është jetike por gjithashtu e rrezikshme. Shtypi i lirë është themel për lirinë dhe demokracinë. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur dhe mbrojtur gazetarët dhe punën e tyre”, shkruan ambasadori britanik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme