Ambasadori i Mbretërisë së bashkuar, Ruari O’Connell, nuk ka dashur që të komentoj ndryshimin Kodit Penal.Por ai tha se luftimi i korrupsionit kërkon përkushtim e të gjitha institucioneve, raporton Ekonomia Online.
Në ndryshimin e Kodit Penal janë ashpërsuar dënimet për veprat penale të korrupsionit dhe të terrorizmit.
Me Kodin e ri për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar është dyfishuar dënimi nga 5 në 10 vjet.
Këto komete ai i bëri pas vizitës që ia bënë Institutit të Mjekësisë Ligjore bashkë me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.O’Connell tha se për zbardhjen e fatit të të zhdukurve duhet të bëhet mirë e madhe.
Ai tha se rekrutimi i drejtorit të ri është i rëndeshim sepse nuk janë gjetur personat e duhur.
Sipas tij, kjo është dështim se qeveria ka qenë e përkushtuar që të gjejë zgjidhje dhe rekrutimi të bëhet në bazë të meritës.
“Nuk mund të garantoj se do të jetë zgjedhja në bazë të meritës, por pasi ka dështuar dy herë ky proces të zhvillohet në bazë të meritës. Nëse në Kosovë do të ketë rekrutim në bazë të meritës, kjo është e ardhmja e Kosovës”./EO/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...