Google ADS

O’Connell: Qeveria e ardhshme tu krijoj pensione dinjitoze viktimave të dhunës seksuale në luftë (VIDEO)

10:45 | 19 Qershor 2017
Arbresh.info

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell tha sot se Qeveria e ardhshme e Kosovës duhet që urgjentisht të merret me ofrimin e drejtësisë për viktimat e dhunë seksuale në luftë.

O’Connell kërkoi për më tepër që kësaj pjese të shoqërisë kosovare t’i caktohet pension dinjitoz që do tu mundësonte atyre jetë të mirë, shkruan arbresh.info.

“Qeveria e ardhshme duhet të caktoj shumën e pensioneve, të mos riviktimizohen të dhunuarit, ky pension duhet të jetë dinjitoz”, ka thënë ai në konferencën “Drejtësia e vonuar – drejtësi e mohuar: Stërzgjatja e procesit për  njohjen dhe verifikimin e statusit për të mbijetuarit e luftës në Kosovë”.

Sipas tij, Kosova e ka përkrahjen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar në këtë drejtim.

Ai ka kërkuar nga viktimat e dhunës seksuale që të aplikojnë për t’ju njohur statusi sepse siç tha, vetëm në këtë mënyrë mund të mos ndihen të margjinalizuar në shoqëri./Arbresh.info.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1453034318094989/

i(

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme