Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell ka përshëndetur sot miratimin e Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, pasi siç ka shkruar ai, ky miratim mbyll një hapësirë që lejoi ministrat e Kosovës lirimin e kujtdo që ata donin nga burgjet e Kosovës për “arsye shëndetësore”.
“Unë e mirëpres miratimin e Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale sot nga Kuvendi i Kosovës. Ky është një hap përpara. Ky miratim mbyll një hapësirë që lejoi ministrat e Kosovës lirimin e kujtdo që ata donin nga burgjet e Kosovës për ‘arsye shëndetësore’.
Kjo do të ndihmonte në ndalimin e ndikimit të tepruar të interesave të fuqishme në sistemin e drejtësisë. Ne shpresojmë të shohim përpara hapa tjerë të rëndësishëm; hapa të tillë janë të domosdoshëm”, ka shkruar ambasadori britanik në Facebook.
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...