Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka falënderuar kosovarët dhe njerëzit e tjerë në diasporë për mesazhet e tyre mbështetëse pas sulmit në Londër.
Ai ka thënë se të gjithë duhet të qëndrojnë të bashkuar, dhe të mbrojnë vlerat dhe demokracinë, që kjo e keqe të përfundojë.
“Dua të falënderoj të gjithë në Kosovë dhe diasporë për mesazhet e tyre mbështetëse pas sulmit në Londër. Ne e vlerësojmë çdo njërin. Ne shikojmë trimëri dhe dhembshuri të njerëzve të zakonshëm për të na ofruar ngushëllim. Nëse qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të velerave, tolerancës, demokracisë, atëherë unë e di se kjo e keqe do të përfundojë”, ka shkruar në facebook O’Conell.
Nga dy sulmet terroriste në Londër mbetën të vdekur shtatë persona, kurse mbi 45 u lënduan.
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...