Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell e sheh të paarsyeshëm vendimin e Gjykatës Supreme i cili ka rrëzuar vendimin e KQZ-së për decertifikimin e kandidatëve që janë të dënuar nga gjykatat për të marrë pjesë në zgjedhje.
O’Connell ka thënë se në Britani të Madhe do të përbënte një skandal të madh përfshirja e kriminelëve në listat zgjedhore dhe se nga kjo do të vuante i gjithë subjekti politik, jo vetëm individi i dënuar, shkruan arbresh.info.
“KQZ ka marre vendim te mire per decertifikimin ne fillim, dhe Gjykata Supreme ia ka dhene te drejten krimineleve me kandidu. Ka qene pak befasuese sepse ligji ka qene i qarte qe nese dikush denohet per disa krime nuk lejohet te kandidoje per zgjedhje. Por ne cdo rast qytetaret e kane fjalen e fundit, ata mund te zgjedhin, ata mund te vendosin. Nese deshirojne te pastrojne jeten publike te Kosoves prej krimineleve, ata duhet te mos votojne per kriminelet. Ne Britani do te ishte skandal i madh nese nje parti perfshin nje kriminel ne listen e tyre, dhe nese kjo parti vazhdon poashtu te mbaje ate ne listen e kandidateve, nuk eshte vetem ai kandidat qe do te ndeshkohet por krejt partia do te vuante nga ky vendim”, ka thënë O’Connell gjatë një bisede që ka zhvilluar qytetarë në llogarinë e tij në Facebook.
/arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...