“Vetëm qytetarët mund të bëjnë ndryshimin”
Kështu është shprehur ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell në forumin “FOL Hapur” të organizuar nga Lëvizja “Fol”, shkruan arbresh.info.
Ai po ashtu ka thënë se Kosovën nuk mund ta duan të huajt më shumë se qytetarët e saj andaj ata duhet të kërkojnë ndryshime.
“Ka me pas vullnet politik nëse e kërkon qytetari, ne nuk kemi drejt vote këtu dhe nuk jemi pjesë e shoqërisë, ne jemi miq të Kosovën dhe miq për interesa tona. Askush nuk duhet t’i besoj ambasadorit sepse pretendon se e donë Kosovën më shumë se ju apo din më mirë por duhet t’i dëgjoni miqtë e Kosovën kur thonë se ka ardhë koha që të rregullohet këto gjera sepse nuk kemi më durim, e kjo është e rrezikshme sepse Kosova ka përkrahje të madhe për ndihmën e Bashkësisë Ndërkombëtare”, ka thënë ai.
Ambasadori britanik ka përmendur edhe rastet e fitimit të tenderëve duke lavdëruar Qeverinë për ndryshimin e kësaj procedure.
“Nëse kompanitë e “gabuara” kanë fituar një tender atëherë përmes ankesës ke mund ta rihapësh tenderin derisa kompania e “duhur” apo e njohur e ka fituar atë. Për herën e parë Qeveria e Kosovës me vendim të kryeministrit ka kërkuar që procesi i rekrutimit të jetë i hapur për bordin e OSHP-së dhe kjo është e mirëseardhur”, ka shtuar ai.
O’Connell ka thënë gjithashtu se qytetarët duhet t’i detyrojnë politikanët të marrin masa.
“Nëse qytetarët kërkojnë ndryshime janë të mundshme, ne mund të flasim 100 vjet dhe nuk ka efekt por qytetarët mund ta arrijnë këtë efekt. Nga përvoja jonë nëpër botë e dimë se ndryshimet janë të mundshme, që presioni nga qytetarët është mënyra e vetme për të detyruar politikanët të marrin masa, që qasja e shoqërisë civile është shumë e rëndësishme dhe duhet respektuar”, ka thënë O’Connell./Arbresh.info/
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...
Kurti nesër pas mbledhjes së Qeverisë organizon pritjen për ...
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...
Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojn...