Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook ka komentuar kthimin e Xhabir Zhargut në Kosovë. Ai ka shkruar se kthimi I tij në Kosovë si njeri I lirë është i turpshëm.
Sipas tij më e turpshme është se në këto këto gjashtë vite që kur Zharku i ka ikur drejtësisë, asgjë nuk është bërë në përpjekje për t’i ndaluar kriminelët politikë të të njëjtit lloj.
“Xhabir Zharku është dënuar me tri vite burgim për krimet e tij. Kthimi i tij në Kosovë si njeri i lirë është i turpshëm. Por gjëja më e turpshme në këto gjashtë vite që kur ky njeri i ka ikur drejtësisë, asgjë nuk është bërë në përpjekje për t’i ndaluar kriminelët politikë të të njëjtit lloj. Nuk shoh asnjë arsye që kriminelët të largohen nga vendi dhe të mund të jetojnë diku tjetër në vend që ta vuajnë dënimin. Shpresoj reformat e Qeverisë në drejtësi do ta mbyllin këtë zbrazëti dhe t’i mbështesin policët dhe prokurorët që po i luftojnë këto krime të organizuara. Britanisë së Madhe i duhet që Kosova të jetë një partner serioz që të mund ta luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar”, ka shkruar O’Connell, transmeton Arbresh.info.
Në statusin e tij ka komentuar edhe i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ahmeti e ka vlerësuar këtë deklaratë të ambasadorit O’Connell duke thënë ka hapësira në ligj por se sipas tij është lënë qëllimisht gjatë aplikimit të ligjit.
“E vlerësoj shumë deklaratën tuaj mbi këtë çështje. Nuk mendoj që ka hapësira në ligj, por kjo hapësirë është lënë qëllimisht gjatë aplikimit të ligjit. Ai është dënuar për një akt kriminal dhe , në këtë rast, aplikimi duhet të kishte qenë i lehtë nga ana e EULEX”, ka shkruar ai duke përmendur edhe ligjin në fjalë.
“NËNKREU II
EKZEKUTIMI I AKTGJYKIMEVE VENDORE NË NJË SHTET TJETËR
Neni 77
Kushtet për paraqitjen e kërkesës për njohje dhe ekzekutim
1. Njohja dhe ekzekutimi i aktgjykimit të formës së prerë të dhënë nga një gjykatë në
Republikën e Kosovës mund të kërkohet nga një shtet tjetër në një nga rastet e mëposhtme:
1.1. në qoftë se personi i dënuar është shtetas ose banor i përhershëm i shtetit të kërkuar;
1.2. nëse personi i dënuar tashmë është duke vuajtur dënimin me burgim për një vepër
tjetër në shtetin e kërkuar;
1.3. zbatimi i dënimit në shtetin e kërkuar ka gjasa të përmirësojë perspektivën për
rehabilitim social të personit të dënuar;
1.4. në pajtim me ligjin e shtetit të kërkuar, ekstradimi i personit në Republikën e
Kosovës nuk është i lejueshëm.
2. Njohja dhe ekzekutimi i aktgjykimeve të gjykatave vendore mund të kërkohet nga një shtet
tjetër në të gjitha rastet kur konsiderohet se ekzekutimi i vendimit në Republikën e Kosovës
nuk është i mundur.
Neni 78
Paraqitja e kërkesave për njohje dhe ekzekutim
1. Kërkesat për njohje dhe ekzekutim të aktgjykimeve të gjykatave vendore do t’i dorëzohen
shtetit të kërkuar nga Ministria, me kërkesë të gjykatës që ka shpallur aktgjykimin.
36
2. Kërkesa duhet të bëhet me shkrim dhe duhet të shoqërohet nga origjinali ose kopja e
vërtetuar e aktgjykimit, ekzekutimi i të cilit kërkohet dhe dokumentet e tjera të nevojshme
sipas ligjit të shtetit të kërkuar.
Neni 79”, përfundoi Ahmeti./Arbresh.info
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...