Është organizuar konferenca e dytë vjetore për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur nën mbështetjen e Ambasadës Britanike dhe UNDP në Kosovë.
Ambasadori në largim i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, gjatë kësaj konference ka thënë se çështja e të zhdukurve në Kosovë mbetet ende si më ë vështira për diskutim.
“ Mbeten 1 mijë e 653 njerëz të pagjetur dhe ne duhet të bëjmë çmos për të zbuluar fatinë tyre pa dallim feje, etnie e familje. Kjo është arsyeja për optimizëm, kjo është një çështje e vështirë për tu diskutuar dhe unë si shok i shoqërisë së Kosovës nuk janë prekur nga ky problem por nëse është kaq emocionale për mua mund ta paramendoj çfarë është për ju”, ka thënë ai.
O’Connell ka shtuar se duhet bërë çmos gjetja e tyre.
“Ka qenë nder për mu që pata mundësi të jap një kontribut të vogël të emër të Qeverisë Britanike, më e rëndësishmja është që ne që kemi fuqi të bëjmë çmos për të zbuluar fatin e tyre”, ka shtuar ai.
E sipas tij duhet falënderuar ata që kanë ndihmuar në gjetjen e mbi 4 mijë të tjerëve.
“Mbas luftës ka pas më shumë se 6 mijë persona të zhdukur, dhe fati i më shumë se 4 mijë është zbuluar, kjo është arritje e madhe duhet të falënderojmë ata që kanë dhënë kontributin”, ka shtuar ai./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...