Google ADS

OBSH: Rënia e rasteve të reja po ngadalësohet

17:25 | 24 Shkurt 2021
V. S.

Numri global i rasteve të reja Covid-19 ra me 11% në 2,4 milion javën e kaluar, një normë më e ulët se katër javët e mëparshme, sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Rënia nga java në javë është ngadalësuar ndjeshëm në Europë, Afrikë dhe rajonin e Azi-Paqësorit, ndërsa numrat javorë u rritën në Azinë Juglindore dhe Lindjen e Mesme, raporton ATSh.

Amerika ishte rajoni i vetëm në botë ku rastet vazhduan të bien me ritëm dyshifror.

OBSH nuk ka dhënë asnjë shpjegim për këtë zhvillim.

Varianti që u zbulua për herë të parë në Britaninë e Madhe tani është raportuar nga 101 vende, varianti i Afrikës së Jugut është raportuar nga 51 vende dhe i ashtuquajturi variant brazilian nga 28 vende./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme