Përzierja e Rusisë në ngjarjet e Ballkanit ka quar këtë shoqëri në buzë të greminës, po e kërcënon të gjithë Evropën Juglindore dhe është nevoja që Perëndimi të riparojë dëmin që ishte shkaktuar gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë.
Kështu ka thënë eksperti i sigurisë dhe ish-analisti në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (NSA), John Schindler.
Kolumnisti i ‘Observer’ të Nju Jorkut, shkruan se NATO ka nevojë të ndihmojë në Jug-Lindje të Evropës për t’i rezistuar veprimeve agresive sikurse përpjekja e grushtshtetit në Mal të Zi disa muaj më parë si dhe për rrezikun e krizën në Maqedoni, transmeton lajmi.net.
Gjatë gjithë ish-Jugosllavisë, NATO dhe BE-ja këmbëngulën në ruajtjen e kufijve të brendshëm të regjimit të dështuar komunist edhe pse ajo përfaqësohej nga persona me përkatësi të ndryshme etnike, thotë ‘The Observer’.
Schindler beson se Josip Broz Tito ka mbajtur Jugosllavinë së bashku me një kombinim të karizmës, talentit politik dhe policisë sekrete, të cilën nuk e posedon as NATO as BE.
Ai thotë se ka ardhur koha që edhe Perëndimi të njoh dështimin e tij ndaj Evropës juglindore.
Këtë pjesë ai e përshkruan si një pseudo-shtet që kurrë nuk është shëruar nga fatkeqësia që zgjati nga viti 1992 deri më 1995, dhe shton se miliarda dollarë ndihma perëndimore janë zhdukur për shkak të korrupsionit të madh dhe krimit.
Schindler thekson se askush nuk mund në mënyrë të arsyeshme të shpjegojë pse kufijtë e Serbisë nga e kaluara komuniste mund të ndryshojnë ndërsa kufijtë e Bosnjës dhe Hercegovinës nuk munden, duke përmendur faktin e ‘Republikës Serbe’.
Kolumnisti i ‘Observer’, thotë se kroatët etnikë nga pjesa perëndimore e Bosnjës duhet të lejohen të bashkohen me Kroacion dhe kujton se shumica e tyre tashmë posedojnë pasaporta kroate.
Ai beson se pjesa tjetër e Bosnje dhe Hercegovinës duhet të lejohet të shkojë në rrugën e vet dhe të përshpejtoj anëtarësimin në NATO dhe BE.
“Perëndimi duhet të heqë dorë nga fantazia se paqja afatgjatë në Ballkan mund të arrihet duke izoluar Serbinë”, thotë kolumnisiti por thekson se Beogradi duhet të bëjë kompromis dhe të njoh Kosovën si shtet të pavarur.
Sipas tij, ‘Shqipëria e Madhe’ duhet të krijohet dhe është mirë të arrihet në kushte paqësore.
Ai beson se duhet të lejohet të ankesojë Kosovën, Shqipërinë dhe Serbisë duhet ti takojë veriu i Mitrovicës dhe Lugina e Preshevës. Ai thotë se monumentet fetare serbe në Kosovë duhet të vendosen nën mbrojtjen e OKB-së dhe të deklarohen jashtëterritorialitetit.
Ai ka thënë se humbëse do të jetë Maqedonia në këmbim të pjesës veri-perëndim të vendit e cila është e populluar kryesisht me shqiptarë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...