Dita e fundit e debatit mbi amendamentet për propozim buxhetin e vitit të ardhshëm. Projektet infrastrukturore në komuna të caktuara dhe ndërtimi i një deponie të re rajonale, janë pjesë e amendamenteve të diskutuara sot nga deputetët në komision. Sipas deputetëve të opozitës, ndërtimi i një deponie të re në Shkup është i domosdoshëm për të ulur ndotjen në këtë qytet.
“Sigurimi i mjeteve në vlerë prej 400 mijë eurove për ndërtimin e deponisë rajonale në Shkup, me qëllim të zvogëlimit të ndotjes së madhe të tokës dhe ajrit të ambientit në rajonin e Shkupit”, tha Bojan Stojanovski- deputet i OBRM-PDUKM-së.
Sipas ministrit të Financave Fatmir Besimi, nuk ka nevojë të ndërtohet një deponi e tillë, sepse ka plane dhe programe specifike për menaxhimin e duhur të mbeturinave.
“Sipas informacioneve nga ministria përkatëse, duke qenë se politika për menaxhimin rajonal të mbeturinave tashmë është duke u zbatuar, nuk ka nevojë të ndërtohet e njëjta në qytetin e Shkupit. Nisur nga kjo, ky amendament nuk pranohet”, deklaroi Fatmir Besimi- Ministër i Financave.
Pas përfundimit të debatit për amendamentet, propozim buxheti do t’i paraqitet komisionit legjislativ-juridik, dhe më pas do t’i dërgohet Qeverisë për të prezantuar ndryshimet. Për momentin ka një amendament të pranuar të opozitës, i cili kërkonte rritje të shumës së parave për planin e ndërhyrjes në bujqësi./telegrafi
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare