Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien ka deklaruar se Serbia duhet t’i mbajë përgjegjës të përfshirët e sulmit të Banjskës.
Me anë të një postimi në “X”, O’Brien theksoi se dialogu i lehtësuar nga BE, ka mbështetje të fortë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndaj dhe mirëpret vizitat e Lajçakut në Prishtinë e Beograd, shkruan Arbresh.info.
Ndër të tjera, ai ka thënë se është e nevojshme zbatimi i marrëveshjeve , duke përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
“”Mirëpres vizitat e Miroslav Lajçakut tek Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq. Mbështetje e fortë e SHBA-së, për dialogun e lehtësua nga BE. E nevojshme zbatimi i plotë i marrëveshjeve duke përfshirë AKS. Zgjedhjet e reja lokale në veri të Kosovës duhet të ecin përpara, koordinim para zbatimit të rregulloreve të reja të monedhave. Republika e Serbisë duhet të mbajë përgjegjës ata që janë përfshirë në sulmin e Banjskës”, ka shkruar ndër të tjera O’Brien./Arbresh.info/
Welcome @MiroslavLajcak’s visits with @albinkurti & @predsednikrs. Strong 🇺🇸 support for 🇪🇺-facilitated Dialogue. Need full implementation of agreements, including ASM. New local elections in 🇽🇰’s north should go forward; coordination before implementing new currency regulations.…
— Assistant Secretary Jim O’Brien (@StateEUR) January 29, 2024
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...