Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka shpërndarë momente nga inaugurimi i objektit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Uashington.
Në video shihen pamje të ambasadës, e cila nga tash e tutje do të jetë pronë e Kosovës, e që Gërvalla këtë moment e cilësoi si dëshmi të miqësisë me SHBA-të.
“Le të luftojmë për atë që ne e besojmë, le të tregojmë se ne si demokraci perëndimore jemi më të fortë se ata që i luftojnë në baza ditore vlerat, parimet dhe lirinë tonë për të cilën kemi luftuar”, ka deklaruar ministrja Gërvalla para të pranishmëve.
Ndërkaq, James O’Brien, ndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit Amerikan ka rikonfirmuar edhe një herë miqësinë me Kosovën. Ai tregoi që shefja, mentorja dhe mikesha e tij prej kohësh, Madeleine Albright, ka punuar përskaj rrugës ku tash është Ambasada e Kosovës.
“Mendoj që zemra e saj do të shpërthente nga gëzimi po ta shihte Kosovën – për të cilën thoshte gjithmonë që ishte më së shumti krenare – që ka zënë këtë vend në ‘lartësinë komanduese’ të ‘Rrugës së Ambasadave”, ka thënë O’Brien.
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...