Këshilltari i Presidentit Trump për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien përmes një letre drejtuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, e ka falënderuar për mbështetjen që kishte shprehur përmes një letre drejtuar O’Brien për takimin e 4 shtatorit në Washington.
Në këtë korrespondencë, presidenti Thaçi kishte shprehur besimin se vetëm nën udhëheqjen e presidentit Trump dhe angazhimin e O’Brien dhe ambasadorit Grenell mund të arrihet marrëveshja historike mes Kosovës dhe Serbisë, që do të siguronte njohjen e ndërsjellët dhe paqen e qëndrueshme në rajon.
O’Brien, duke i shprehur mirënjohje, ka thënë se shpreson se puna e bërë ka shtruar themelet për arritjen e marrëveshjes së paqes në të mirë të Kosovës, Serbisë dhe tërë rajonit.
“Po ashtu, zotimi për njohjen e ndërsjellët midis Kosovës dhe Izraelit është hap historik që dëshmon përkushtim real për paqe”, ka përfunduar O’Brien në letrën e tij.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë