Kryetari i Lëvizjes Dveri, Boshko Obradoviq, njoftoi sot se do të paraqesë një padi penale kundër ministrit të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin lidhur me deklaratën përmes së cilës ai mbështet demarkacionin me shqiptarët e Kosovës, pasi me këtë sipas tij, ai ka treguar se “nuk njeh kufijtë e Serbisë dhe ka shkelur Kodin Penal”.
“Nëse ministri Vulin nuk e di ku janë kufijtë e shtetit të Serbisë, le t’i përsërisë orët e gjeografisë, pasi ndoshta i ka humbur, ashtu sikurse ka nuk i shërbeu ushtrisë; dhe të lexojë Kushtetutën e Serbisë, të cilën ai është i detyruar ta mbrojë si ministër i këtij vendi”, tha Obradoviq.
Obradoviq vlerësoi posaçërisht skandaloze faktin se Vulin si ministër i ngarkuar për mbrojtjen e Serbisë, në vend që të shqetësohet për sigurinë e saj, ai jep deklarata që janë një hyrje në mos stabilitetit dhe tradhti.
“Aleksandar Vuçiq, Aleksandar Vulin dhe kushdo që mendon se mund të shkelë Kushtetutën, le të jenë të sigurt se do të përfundojnë në një dënim të përjetshëm në bazë të neneve 306 dhe 307 të Kodit Penal”, tha Obradoviq.
Ministri Vulin tha se është pro demarkacionit me shqiptarët dhe, siç tha ai, kjo duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur, transmeton KosovaPress.
“Kur të përcaktojmë se ku është linja, do të jemi në gjendje ta mbrojmë atë”, tha Vulin për Veçernje Novosti.
Aktorët e Teatrit Kombëtar që 40 ditë në grevë
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë