Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i ka reaguar ministrit të Bujqësisë, Faton Peci pasi që ky i fundit tha që komuna po ua bllokon ndërtimin e objektit të ministrisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama sqaroi që dokumentacioni i dorëzuar nga Ministria është i pakompletuar duke thënë se i mungon dokumenti i matjeve gjeodezike, i cili është i domosdoshëm për lëshimin e kushteve ndërtimore, shkruan Arbresh.info.
“Përndryshe jemi të habitur me aftësinë dhe kohën që gjen një ministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’u marrë me gjendjen shëndetësore të familjarëve dhe pushimet personale të stafit të Kryeqytetit.”, ka shkruar mes të tjerash Rama./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...