Objekti i Komunës së Deçanit qysh nga e mërkura ka mbetur pa energji elektrike, duke vëshitrësuar kështu punën e administratës, pikërisht në kohën kur fluksi shtohet për shkak të mërgimtarëve.
Arsye e mungesës së rrymës është një prishje e një kaublle nëntokësore, ka thënë për Klan Kosovën, nënkryetari i Komunës së Deçanit, Sami Cacaj.
Cacaj ka treguar se disa herë ka kërkuar nga KEDS-i që ta rregulojë problemin, por ende askush nuk ka shkuar të merret me atë punë.
“Ka një defekt nëntokësor sipas punëtorëve KEDS. E kemi lajmëruar pardje. Por deri tash nuk ka ardhur askush. Ilir Ibërhysaj përgjegjës i KEDS për Dukagjin ka premtuar disa herë se problemi do të rregullohet, por deri sot nuk ka pasur kurrfarë veprimi”, ka deklaruar Cacaj.
Klani ka kontaktuar me zëdhënësin e KEDS-it, Viktor Buzhalen, i cili pohoi se janë lajmëruar vetëm dje, e enjte, për problemin dhe se sot do ta rregullojnë.
Sipas Buzhalës, kabulla i takon komunës ndaj s’kanë mundur ta dinë për defektin, para se të lajmëroheshin.
Në ndërkohë, derisa sa të sanohet problemi, komuna po operon me një gjenerator.
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër