Dhjetë persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një banesë kolektive në Ferizaj.
Për Arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka bërë të ditur se 10 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente, pesë prej tyre për tretman të mëtutjeshëm janë transportuar në QKUK -Prishtinë.
“Me datë 11.02.2024 rreth orës 22:28 kemi pranuar një informatë se në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj tek një objekt banesor është një incident zjarri. Ekipe të policisë, zjarrfikësit dhe ekipe të emergjencave kanë dalë në vendin e ngjarjes.Për pasojë e këtij incidenti të zjarrit, ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente kanë kërkuar 10 persona, ndërsa prej tyre 5 persona për tretman të mëtutjeshëm janë transportuar në QKUK -Prishtinë”, tha Veseli/
Policia, sipas tij, i ka marrë të gjitha masat e nevojshme, duke i evakuar banorët për shkak të tymit të krijuar.
Sipas tij, zjarri dyshohet se ka filluar tek njehsorët elektrikë të kësaj ndërtese, ndërsa janë njoftuar edhe ekipe të KEDS të cilët kanë dalë gjithashtu në vendin e ngjarjes.
Veseli bën të ditur se Njësia e Hetimeve në koordinim me prokurorinë kujdestar ka filluar hetimet se si ka ardhur deri te ky incident dhe për informata shtesë ju njoftojë më pas./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...