Në Obiliq sot është bërë vënia e gurthemelit për realizimin e sheshit i cili do bartë emrin e veprimtarit Adem Preniqit.
Në ceremoninë e vënies së këtij gurthemeli ishin të pranishëm: Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, zëvendëskryeministri i Besnik Tahiri, familjarët dhe bashkëveprimtarët e profesorit Adem Preniqi, Nënkryetari dhe të tjerë, njofton Klan Kosova.
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, para të pranishmëve e cilësoi këtë ditë shumë të veçantë për qytetin e Obiliqit.
“Sot, po jetësojmë një projekt që do bartë emrin e një patrioti që në vazhdimësi punoi për të mirën e vendit të tij, ky shesh, përfshinë një hapësirë prej 1 hektar e 14 ari, që dikur ishte i mbuluar me objekte të vjetruara dhe të dëmtuara, ndërsa tani do të ofrojë hapësira moderne të përshtatshme për të gjitha grupmoshat”.
“60% e tij do të ketë gjelbërim ndërsa pjesa tjetër do të jetë me kubëza, në qendër do të jetë e vendosur sahat-kulla, duke i dhënë kështu Obiliqit një pamje krejtësisht të re”.
Në anën tjetër, zëvendëskryeministri Tahiri vlerësoi lartë personalitetin e profesorit dhe ish-kryesuesit Adem Preniqi, për kontributin e tij ndër vite.
“Me punën që është duke e bërë kryetari Gashi, Obiliqi gradualisht po shndërrohet nga një qytezë në një qytet modern“.
Ky projekt është investim komunal, me vlerë prej 989.026.00€, me plan dinamik 9 muaj nga fillimi i punimeve.
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media