Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) është shumë e shqetësuar që prapë po pengohet eksporti i rasadit të peshkut me origjinë nga Kosova në Maqedoninë e Veriut dhe kërkon nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Endrit Shala që me urgjencë ta zgjidhë këtë problem.
OAK thotë se edhe pse vendimi i datës 01.06.2019 me të cilin ndalohet importi i peshkut të gjallë që dedikohet për rritje ose mbushjen e hurdhave me peshq të vegjël me prejardhje nga Kosova, është shfuqizuar gjatë muajit që lamë pas, eksporti përsëri po pengohet, transmeton kp.
“Ndryshimi i ligjit dhe procedurave nga ana e Maqedonisë së Veriut po bëhet një pengesë shumë e madhe jo vetëm për bizneset tona por edhe për bizneset e Maqedonisë të cilat furnizohen nga Kosova. Në lidhje me këtë OAK ka kontaktuar me biznesin Trofta dhe me biznesin Fresh Fish nga Gostivari, i cili ka theksuar që me ndryshimet e fundit që janë bërë bizneset, nuk kanë qenë të informuara paraprakisht duke u krijuar kështu një barrierë shumë e madhe për bashkëpunim. OAK kërkon nga Ministri Shala që të ndërmarr masa urgjente në reciprocitet deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështje”, thuhet në komunikatën e OAK.
Kujtojmë që bilanci tregtar Kosovë-Maqedoni edhe ashtu është në disbalancë të madhe në dëm të Kosovës.
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...