Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) përshëndetë vendimin e marrë në mbledhjen e dy Qeverive për liberalizim të tregut të punës ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, për të cilën OAK më parë i është drejtuar me shkresë Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe institucioneve tjera përkatëse.
Lidhur me këtë barrierë të të bërit biznes, përfaqësues të OAK – së kanë realizuar edhe një takim me Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi, ku ngritën rëndësinë e liberalizimit të tregut ndërmjet dy shteteve pasi që bizneset janë duke hasur disa sfida në këtë aspekt.
“Në letrën të cilën OAK i drejtoi dy kryeministrave shqiptarë u kërkua që të ndërmerren masat e nevojshme për lehtësimin e këtyre procedurave që qytetarët e shtetit Shqipëtar të regjistrohen në sistemin tatimor të Kosovës si të punësuar të barabartë në tregun tonë, duke kërkuar që ky problem të vihet në tavolinën e bisedimeve të dy Qeverive që u mbajt me datën 2 Tetor”, thuhet në njoftimin e OAK.
OAK përshëndet trajtimin e kësaj çështje dhe marrjen parasysh të kërkesës së drejtuar për eleminimin e këtyre barrierave dhe liberalizimin e tregut të punës në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
OAK kërkon nga Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë që këto marrëveshje të vëhen në praktikë sa me shpejtë, ashtu që efektet e tyre të vërehen sa më parë./arbresh.info
“U kry çdo sen” – Gjesti shpërthen në lot pas nominimit kokë...
Pas dorëheqjes së Trudeau, Trump këmbëngul: Kanadezët do të ...
Trajneri i ri i Milanit feston trofeun me “puro” dhe vallëzi...
Shkupi, qyteti më i ndotur në Evropë
Hoti: Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KE...
A do të ulet çmimi i energjisë në Shqipëri? Bordi i ERE shqy...