Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) dënon ashpër sulmin që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të ditës së hënë, me ç’rast është plagosur avokati, Azem Vllasi.
Lidhur me këtë rast, OAK është e shqetësuar për kanosjet, kërcënimet dhe sulmet fizike që janë duke u bërë ndaj avokatëve kohëve të fundit në Republikën e Kosovës.
“OAK kërkon nga organet e rendit, që sa më parë ta zbardhin rastin dhe aktorët e këtij akti të shëmtuar të dalin para drejtësisë. Oda e Avokatëve të Kosovës rikujton detyrimet e qeverisë dhe organeve përkatëse të saj për të garantuar pavarësinë dhe lirinë e ushtrimit të profesionit të avokatit”, thuhet në një komunikatë për media të Odës së Avokatëve.
Institucioni i avokatisë është duke bërë përpjekje të vazhdueshme për krijimin e rendit dhe vënien e sundimit të ligjit, dhe çdo akt i drejtuar kundër avokatit derisa ai e ushtron profesionin e vet, është njëkohësisht edhe sulm kundër sistemit të drejtësisë në Kosovë.
“Ata që ngrenë dorën mbi një avokat, ngrenë dorë mbi lirinë e shprehjes dhe pavarësinë e drejtësisë, mbi të tanishmen të ardhmen që ka të bëjë edhe me sistemin e sigurisë së qytetarëve. Rastet e tilla nuk janë rastësi, ato janë një paralajmërim i keq për fatin e drejtësisë dhe perspektivës evropiane. Por, pavarësisht kësaj, ne do të qëndrojmë dhe nuk do të dorëzohemi nga çfarëdo kërcënimi për të arritur synimet tona dhe gjeneratave që në të ardhmen të mbrojmë shtetin e së drejtës. Do e mbrojmë profesionin e avokatit, siç mbrohen në tërë botën e civilizuar e demokratike”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Oda pas plagosjes së avokatit Vllasi.
Prandaj, OAK me anë të këtij reagimi kërkon që të zbulohen vrasësit e lirisë dhe të pavarësisë së avokatisë të cilët përfaqësojnë dhe mbrojnë sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës.
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin