O’ Connell mirëpret lajmin për decertifikimin e kandidatëve nga KQZ

17:39 | 12 Shtator 2017
Arbresh.info

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka mirëpritur vendimin e KQZ për heqjen e individëve me dënime penale nga lista e kandidatëve për zgjedhjet komunale.

Përmes një statusi në Facebook, O’Connell tha se kjo është një shenjë pozitive që KQZ mori këtë hap për heqjen nga lista e zgjedhjeve komunale të gjithë ata kandidatë që kanë dënime penale, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, votuesit e Kosovës meritojnë përfaqësues etikë.

“Është një shenjë pozitive që KQZ-ja i hoqi individët me dënime penale nga lista e kandidatëve për zgjedhjet komunale. Votuesit e Kosovës meritojnë përfaqësues etikë”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme