O ‘Connell: Ç ‘kapjen e gjyqësorit dhe luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit duhet ta bëni vet, mos prisni ndërkombëtarët

11:45 | 23 Maj 2019
L G

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell i shuan shpresat e kosovarëve për ndërhyrje ndërkombëtare në ç’ kapjen e gjyqësorit dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, shruan arbresh.info.

Duke ju përgjigjur qytetarëve kosovarë në faqen e tij zyrtare në Facebook, O’Connell ka thënë se qytetarët kosovarë nuk duhet të mbajnë shpresa tek ndërkombëtarët për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sipas tij, këtë duhet ta bëjnë vet kosovarët.

“Kapja e shtetit ne veçanti gjyqësori, krimi i madh ekonomik dhe jo vetëm qe po i behet Kosovës haptazi qe nga viti 1999 nga te njëjtit njerëz me fuqi politike duke pasuruar vetveten dhe klanet e tyre e duke varferu popullin na ka ber te gjithë neve te pa fuqishëm përball tyre nga ky fakt Kosova po zbrazet çdo dite, na thuani ju lutem nëse ka shpresë për ndërhyrje serioze ndërkombëtare për neutralizimin e këtij rrjeti dhe sjelljen e tyre para drejtësisë”, ishte një ndër pyetjet e një qytetari, përgjigjen e së cilës e dha menjëherë ambasadori O’Connell.

“Jo, mos keni shpresë hiç, asnjë pike shprese, për ndërhyrje ndërkombëtare. Kosova është shtet i pavarur. Nuk ka rast në botë që janë rregullu problemet e një vendi, të krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke i pritur të huajt me ardhë”, është shprehur O’Connell.

 

Tutje ambasadori britanik ka shkruar se askund në botë nuk ka ndodhur deri tash që të huajt të rregullojnë një shtet tjetër. Ai ka shtuar se nëse ka vullnet politik për të luftuar këto dukuri negative në Kosovë, ndërkombëtarët do ta përkrahin.

“Askush nuk ka me ta ndreqe shtëpinë, duhesh me bo vet. Bone vete. Por, ne do te vazhdojmë të kërkojmë përmirësime, sepse krimi i organizuar në Kosovë na dëmton neve dhe nuk e pranojmë më. Dhe nëse ka vullnet politik për të ndryshuar sendet, qoftë nga qeveria qoftë nga një qeveri tjetër, ne do të jemi pranë politikaneve që me te vërtetë dëshirojnë të luftojnë krimin dhe korrupsionin”, ka shkrar ambasadori britanik./Arbresh.info

Të ngjashme