Gazeta gjermane Neue Nordhäuser Zeitung thotë se Kosova po lufton kundër ndikimit turk në Kosovë. Duke raportuar për rastin e fundit të kidnapimit dhe dëbimit të gjashtë gylenistëve, kjo gazetë citon kërcënimet që mori kryeministri i Kosovës nga presidenti turk.
Kosovarët kanë nxit zemërimin e Erdogan pasi kritikuan kidnapimin dhe dëbimin e gjashtë gylenistëve në Turqi, shkruan NNZ.
Kjo pasi Kryeministri Ramush Haradinaj ka shkarkuar Ministrin e Punëve të Brendshme dhe shefin e AKI’së pas arrestimit të gjashtë shtetasve turq.
Në mesin e të arrestuarve janë drejtori dhe zëvendësdrejtori i shkollës ‘Mehmet Akif’ dhe katër mësues të tjerë.
Kjo shkollë është pjesë e lëvizjes Gylen, e cila thuhet se orkestroi grusht shtetin e verës së vitit 2016 në Turqi.
Që nga atëherë Ankaraja ka bërë presion në vendet e Ballkanit për t’i mbyllur të gjitha organizatat, kompanitë dhe shkollat që kanë lidhje me Gylen.
Në shoqërinë kosovare është kritikuar shumë aksioni që u bë në bashkëpunim me Agjencinë Turke të Inteligjencës.
Gjashtë burra u kidnapuan dhe menjëherë u arrestuan po të enjten me aeroplan privat në Turqi.
Në këtë rast nuk u respektua kushtetuta dhe procedurat ligjore. Që atëherë, Qeveria e Kosovës po thekson se nuk dinte asgjë për rastin. Ndërkohë presidenti Hashim Thaçi, i cili mban raporte të mira me Erdogan tha se rasti do të hetohet.
NNZ citon zëvendëskryeministrin Limajn që tenton të qetësoj masën e shqetësuar për ndikimin në rritje turk.
“Kosova nuk është shtet vazal”, tha ai.
Turqia është shteti i dytë, pas SHBA’ve që ka njohur pavarësinë e Kosovës nga Serbia, 10 vjet më parë, shkruan Andreas Ernst.
Që nga atëherë, Erdogan ka vizituar disa herë Kosovën duke thënë në Prizren se ‘Turqia është Kosovë’ dhe anasjelltas.
Ndikimi ekonomik, fetar dhe kulturor turk në Kosovë është i rëndësishëm, thekson gazeta. Një pjesë e madhe e shqiptarëve nga Kosova jetojnë në Turqi dhe veprojnë si urë në mes të dy vendeve.
Erdogani i sheh ballkanasit si neo-otoman dhe myslimanët atje si lagjet e tij, por vetëm një pjesë e vogël , pajtohen me këtë.
Ata që e pëlqejnë Erdoganin, kanë marrëdhënie të mira biznesi me Turqinë dhe e shohin politikën dhe fenë në kuadër të islamit politik.
Në kulturën shqiptare, ka shumë që kanë admirim të madh për Erdoganin dhe po kaq shumë e kritikojnë.
Ata u frikësohen islamit politik, si vend më shumicë myslimane, por gjithashtu kanë fenë katolike dhe ortodokse, shkruan nnz.
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...