Administrata Tatmore ka njoftuar se qytetarët kanë vetëm edhe pak kohë për të aplikuar për rimbursimin e kuponëve fiskal.
Afati për aplikimin e kuponëve fiskal përfundon sonte në mesnatë. Tërheqja e numrave potencial fitues nga kuponët fiskal do të bëhet me 2 gusht, ora 21:30 në televizionin publik.
Sipas ATK-së që të bëhesh pjesë e kampanjës duhet të keni minimum 60 kuponë fiskal, me vlerë mbi 250 euro. Fituesit potencial do të rimbursohen me dhjetë për qind të vlerës së deklaruar, shembull nëse ju keni dorëzuar kuponë me vlerë 500 euro, do të fitoni 50 euro. Ju mund të dorëzoni kuponë me vlerë edhe më shumë se 1000 euro, mirëpo shuma maksimale që do të fitoni është 100 euro./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...