Është nxjerrë edhe fëmija i dytë pa shenja jete në Milloshevë.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelani, dy fëmijët kishin shkuar për t’u larë në liqenin artificial, transmeton portali arbresh.info.
“Policia ka pranuar informacionin se në një liqe artificial fillimisht tre fëmijë kanë shkuar për t’u larë dhe nga informatat e para dyshohet se dy fëmijë kanë hyrë dhe nuk kanë arritur të dalin. Një banor ka marrë veprime të menjëhershme ka arritur që njërin ta nxjerrë nga lumi. Është tentuar t’i jepet ndihma e parë, por nga ekipet mjekësore është konstatuar se ka humbur jetën”, ka thënë Kelani.
Rreth orës 17;00, Kelani bën të ditur se është nxjerrë edhe trupi i dytë i pajetë.
Fëmijët kanë lidhje familjare, sipas informacioneve paraprake.
“Rreth orës 17:10 njësitë për kërkim shpëtim të FSK-së kanë arritur ta nxjerrin edhe fëmijën e dytë. Kanë bërë të pamundurën që fëmijët t’i nxjerrin dhe t’i shpëtojnë, por fatkeqësisht dy fëmijë kanë humbur jetën dhe është konstatuar vdekja nga ekipet mjekësore. Informatat e para deri në këto momente janë se bëhet fjalë për fëmijë nga 9 deri në 12 vjeç, sipas këtyre informacioneve fëmijët kanë lidhje familjare”, ka deklaruar Kelani./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...