Të 105 minatorët e minierës së Trepçës janë nxjerr jashtë pasi kanë qëndruar rreth 3 orë të ngujuar nën tokë.
Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar Ardian Syla, kryesues i Bordit Mbikëqyrës të “Trepça, Sh. A.”.
Syla ka thënë se minatorët kanë mbetur të ngujuar për shkak të një problemi me energji elektrike.
“Po kanë dalë të gjithë minatorët, ngujimi ka ndodhur për shkak të pamundësisë së lëvizjes së ashensorit për shkak të një avarije që ka ndodhë në një trafostacion këtu që është në pronësi të Trepçës e që e furnizon me energji edhe Trepçën edhe një pjesë shumë të madhe te qytetit të Mitrovicës”, ka thënë Syla.
Ai po ashtu ka shtuar se minatorët kanë mbetur të ngujuar përafërsisht 3 orë.
“Gjithçka ka ndodhur për 2 deri 3 orë derisa është bërë zgjidhja me energji elektrike ku ka filluar nxjerrja e minatorëve”, ka shtuar ai.
Kryesuesi i Bordit Mbikëqyrës të Trepçës ka shtuar se në mesin e minatorëve ishin edhe disa studentë.
“105 minatorë dhe sipas informatave që i kemi në mesin e tyre kanë qenë edhe 10 studentë të Universitetit të Mitrovicës të cilët kanë qenë në minierë për bërjen e analizave dhe hulumtimeve që i kanë pas në programet e tyre”, ka thënë ai.
E sipas Sylës, shëndeti i minatorëve pas daljes ka qenë i mirë.
“Ventilatorët vazhdimisht kanë punuar dhe ka pas ajrimin të mjaftueshëm edhe komunikimi me ta ka qenë i vazhdueshëm. Shëndeti i tyre është në rregull, nuk ka probleme nuk ka komplikime te punëtorët”, ka thënë ai.
Ndërsa Syla ka shtuar se puna në Treçë do të ndërpritet deri në rregullimin e furnizimit me energji.
“Për momentin nuk ka energji elektrike presim që të rregullohet trafostacioni. Ndërrimi tjetër nuk do të filloj punën sot dhe derisa të rregullohet furnizimi me energji elektrike nuk do të filloj punën asnjë ndërrim”, ka përfunduar ai.
Ndryshe mesditën e së martës mbi 100 punëtorë të minierës Trepça për disa orë kanë mbetur të ngujuar brenda minierës.
Pas këtij lajmi kanë reaguar krerët institucional./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1475653035898259/
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik