Nxënësit në Pejës të bashkuar për autizëm

13:14 | 2 Prill 2017
Arbresh.info

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Autizmit, nxënësit e shkollës mesme të ulët “Lidhja e Prizrenit”, në Pejë për të pesën vit me radhë kanë përgatitur aktivitete ndërgjegjësuese për autizmin.

Për nderë të kësaj dite ishin të pranishëm shumë pjesëmarrës, nxënës, kryetari i qytetit dhe zyrtarë komunal.

Drejtori i shkollës “Lidhja e Prizrenit”, Rexhep Bogu u shpreh se ky nuk është aktiviteti i vetëm që nxënësit e kësaj shkolle organizojnë, dhe kolegët e tij kanë respekt të jashtëzakonshëm për këta fëmijë në këtë shkollë.

Mësueses Luljeta Kurhasanit, organizatore e këtij aktiviteti, tha se fëmijët do të shkojnë në qendër të qytetit për të kërkuar aktivizimin e klasës së bashkangjitur për autizëm në këtë shkollë.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, tha që brenda muajit do të gjejnë zgjedhje për këta fëmijë dhe nuk do të organizojnë në vende të tilla.

Specialistët e shëndetësisë apelojnë për sensibilizimin e opinionit publik për përkrahje ndaj fëmijëve autistë dhe integrimin e tyre shoqëror

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme