Google ADS

Nxënësit e shkollës “The British School of Kosova” vizitojnë Skenderajn

12:32 | 2 Shkurt 2023
K.B

Nxënësit e shkollës “The British School of Kosova”, kanë vizituar qytetin e Skenderajt.

Kryetari i kësaj komune, Fadil Nura përmes një shkrimi në Facebook, tha se kjo vizitë ishte shumë e këndshme.

Nura tha se kjo vizitë vjen pas disa ditëve të mundimshme me menaxhimin e situatës pas vërshimeve.

“Zyrë e vogël por pritje e ngrohtë për nxënësit e shkollës “The British School of Kosova”, që vijnë për vizitë të veçantë – për ne e këndshme, pas disa ditëve të mundimshme me menaxhimin e situatës pas vërshimeve”, ka shkruar Nura.

Kujtojmë se para dy javësh, reshjet e mëdha të shiut shkaktuan vërshime dhe dëme në këtë Komunë, ku dëmet prekin dhjetëra miliona euro. /arbresh.info/


Të ngjashme