Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka mirëpritur sot në takim një grup nxënësish të shkollës fillore “Ismail Qemaili” në Prishtinë.
Kurti në llogarinë e tij Facebook, ka publikuar një video nga takimi me nxënësit duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre, përcjell Arbresh.info.
“Pyetjet e tyre ishin melodi për ne, e që na mahnisnin me botën e tyre kureshtare. Ata ishin të interesuar për gjithçka që e rrethonte sallën ku ishim, punën që bëjmë, detyrat që kemi por edhe ambjentet e tjera në Ndërtesën e Qeverisë të cilat i vizituan”, ka shkruar Kurti.
Mes tjerash, Kurti ka thënë se fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja teksa shtoi se për fëmijët duhet të jemi të gjithë shembull modeli.
“Fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja. E tashmja sepse sot jetojmë bashkë me ta, punojmë e përkushtohemi maksimalisht që ata të kenë një shtet të drejtë e demokratik; dhe e ardhmja sepse ata do ta prijnë shtetin dhe avancojnë Republikën. Për fëmijët duhet të gjithë të jemi shembull e model, në çdo spektër të shoqërisë, dhe ta pasurojmë dijen e tyre”, tha Kurti./Arbresh.info
Lexo edhe:
Kurti mirëpriti nxënësit e Shkollës Fillore “Ismail Qemaili” , ndau kujtime nga fëmijëria e tij
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...