Nxënësit e “Mehmet Akif” protestuan kundër arrestimeve të shtetasve turq

19:01 | 29 Mars 2018
M. A.

Nxënësit e Kolegjit “Mehmet Akif” kanë protestuar kundër arrestimit dhe depërtimit të shtetasve turq, urdhër ky i cili u zbatua në mëngjesin e sotëm nga autoritetet kosovare.

Mëngjesin e së enjtes në mënyrë të befasishme janë arrestuar krerët dhe profesorët e Institucioneve Arsimore “Gulistan” dhe kolegjit “Mehmet Akif”.

Zëvendësdrejtori i këtij institucioni, Yusuf Karabina është arrestuar gjatë rrugës sa ishte duke shkuar në punë, në prani të familjarëve të tij.

Në këtë aksion policor janë arrestuar edhe dy profesorë Cihen Ozkan dhe Hasan H. Gunakan si dhe Drejtori i Kolegjit në Gjilan, Kahraman Demirez.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme