Nxënësit në komunën e Malishevës shume shpejtë do të kenë ushqim falas në shkolla. Kështu bëhet e ditur në një njoftim të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, shkruan arbresh.info.
Në këtë njoftim thuhet se komuna do t’i furnizoj me shujta ushqimore të gjitha nxënësit e shkollave parafillore dhe fillore në komunën e Malishevës.
E për këtë furnizim komuna kishe ndarë mbi 100 mijë euro ose saktësisht 116 mijë e 187 euro.
Ndërsa pas hapjes së tenderit kanë aplikuat vetëm dy kompani.
E fituese ka dalë kompania “N.T.SH. “MELI-EK” e cila kishte ofruar çmimin prej 115 mijë e 293 euro.
Por në njoftim thuhet se edhe kompania tjetër kishte ofruar të njëjtin çmim.
Ndryshe këtë praktikë të shpërndarjes së ushqimit për nxënësit vite më parë e kishte filluar kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Rreth 20 mijë nxënës të klasave nga I deri V në 43 shkolla çdo ditë përfitojnë kifle dhe qumësht.
Atë kohë Ahmeti kishte deklaruar se zgjerimi këtij projekti është në planet e tij
“Jemi duke i shikuar mundësitë që ta zgjerojmë projektin e shujtave gjatë vitit të ardhshëm për të gjitha klasat. Sivjet së shpejti do të fillojmë edhe me shpërndarjen e qumështit, 250 ml, me kalcium të shtuar që është i domosdoshëm për rritjen e shëndetshme të fëmijëve. Sivjet është përmirësuar cilësia e kifleve dhe është kërkuar që të jenë të ambalazhuara për arsye higjienike. Kiflet do të jenë të mbyllura në mënyrë hermetike nga fabrika e cila i prodhon”, kishe deklaruar Shpend Ahmeti.
E këtë praktikë vitin që lamë pas e ka ndjekur edhe kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati/Arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...