Përmes një udhëzimi administrativ, Ministria e Arsimit ka paraparë kthimin e teksteve shkollore nga nxënësit në fund të vitit mësimor, në mënyrë që ato pastaj të barten te gjenerata tjetër.
Por disa nxënësve, të cilët në shtator do të nisin klasën e 6-të, tekstet të cilat i pranuan javë më parë, u erdhën të plotësuara me stilolaps e të cilat ngritën kritika te prindërit.
Librat shkollorë që nxënësit e klasës së 6 të shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë kanë qenë të dëmtuar më masë të madhe, e disa të plotësuar me laps kimik.
Për këtë rast disa prej prindërve edhe kanë reaguar në rrjetet sociale duke vënë në dilemë mësimet që do të marrin fëmijët e tyre kur librat tashmë janë të plotësuar nga nxënësit e tjerë.
Nga Këshilli i Prindërve të Kosovës thonë se librat e dëmtuar nuk i hyjnë në punë askujt.
“Ne e kuptojmë si prind dhe si Këshill i Prindërve që kjo është e rregulluar me akte ligjore të Ministrisë së Arsimit, megjithatë mendoj që për të qenë librat e përdorshëm do të duhej të bëhej një fushatë më e madhe vetëdijesuese që fëmijët dhe prindërit t’i ruajnë libra në mënyrë që edhe të kenë kujdes që ato libra do të shkojnë në ripërdorim. Por nëse kjo gjë është e pamundur atëherë mendoj që Ministria e Arsimit do të duhet të rishqyrtonte aktet ligjore dhe vendimet e saj në lidhje me librat shkollor”, ka theksuar Salie Gajtani Osmankaq nga Këshilli i Prindërve të Kosovës.
Nëpërmjet një Udhëzimi Administrativ, Ministria e Arsimit ka detyruar të gjithë nxënësit që t’i kthejnë librat, për t’i përdorur gjeneratat pasuese.
Në një përgjigje me shkrim për RTK-në nga MASHT-i, thonë se nxënësit e klasave VI deri në të IX-në do t’i përdorin tekstet e vitit paraprak.
“Në Nenin 8 dhe 10 të Udhëzimit Administrativ, thuhet se nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Nxënësit në fund të vitit shkollor duhet t’i kthejnë në shkollë tekstet shkollore në gjendje të rregullt. Nëse teksti shkollor dëmtohet me qëllim apo nga pakujdesia, nxënësi, përkatësisht prindi obligohet ta zëvendësojë me tekst të ri të njëjtë”, thuhet në përgjigjen e MASHT-it.
Ndërkohë, Ministria e Arsimit ka sqaruar se për vitin shkollor 2023-2024, nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën do të pajisen me tekste të reja shkollore.
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...