Dy autobusë me nxënës, nga komuna e Prishtinës kanë shkuar në ekskursion, ku të njëjtit janë helmuar në një restorant në Mitrovicë, 10 nga nxënësit të cilët kanë qenë në gjendje më të rëndë janë duke u trajtuar në QKMF në Mitrovicë, raporton arbresh.info.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar drejtori i QKMF-së, Fevzi Sulejmani, i cili ka thënë se 10 nga nxënësit janë duke u trajtuar në spital dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Po është e vërtetë, ambulanca është thirrur se në një vend në restorant disa nxënës janë helmuar dhe me të shkuar ekipi mjekësor u ka dhënë ndihëm e parë, ndërkaq 10 nga nxënësit kanë rezultuar më rëndë se të tjerët, ata janë sjellë në QKMF për tu trajtuar më tutje ndërkaq të tjerët pas kontrollit dhe konstatimit se janë në gjendje të mirë shëndetësore kanë vazhduar rrugën për në Prishtinë”, deklaroi Sulejmani.
Tutje Sulejmani tha se dyshimet e para janë se helmimi ka ardhur nga ushqimi por akoma nuk ka diçka konkrete se çka.
“Po dyshimet e para janë se nga ushqimi por akoma nuk e dimë se nga çka”, tha ai./arbresh.info/
Mbi 20 nxënës nga Prishtina dyshohet se janë helmuar në një restorant në Mitrovicë
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...