Në ditët e ardhshme më nxehtë, me mundësi për riga lokale shiu. Në fundjavë rënie e temperaturave dhe reshje lokale shiu.
Sipas Prishtina Weather dy ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot më i nxehtë, me vranësira e intervale me diell, me mundësi për riga lokale shiu.
Ditën e shtunë do të ketë edhe reshje lokale shiu, të shoqëruara me bubullima, derisa temperaturat pësojnë rënie. Të dielën e të hënën mbeten kushte për riga lokale shiu.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme dhe mesatare, e ditën e enjte vlerat e çastit mund të rriten edhe në të dobëta, ndërsa nga dita e shtunë pritet përmirësim ku indeksi mbetet më gjatë në vlera të pranueshme.
16.09 – Mot i nxehtë me vranësira dhe intervale me diell. Kohëpaskohe priten edhe riga lokale shiu.
17.09 – Vranësira dhe intervale me diell. Pasdite edhe me erë, me mundësi dhe për riga lokale shiu.
18.09 – Kryesisht me vranësira, e që nga orët e paradites priten mundësi për reshje lokale shiu, ku pasdites shoqërohen edhe me bubullima.
19.09 – Intervale me diell dhe vranësira. Pasdite me mundësi për riga lokale shiu.
20.09 – Pjesërisht vranët, me mundësi për reshje lokale shiu orëve të pasdites.
Temperaturat e ajrit shënojnë rritje mbi vlera mesatare, e nga fundjava me tendencë të rënies. Minimalet luhaten nga 13C deri 17C, e ato maksimale rriten edhe mbi 30C ditën e enjte, e zbresin në 24C e 22C, të shtunën e të hënën.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 2-8m/s, të premten me hove nga jugperëndimi deri në 15m/s.
Shtypja atmosferike zbret edhe nën vlera normale, e të hënën me tendencë të rritjes.
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador