Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha është përplasur me deputetin e VV-së, Haki Abazi teksa replikonte me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca për veteranët.
Berisha është konfrontuar verbalisht me Haki Abazin e VV-së të cilit ia ka përmendur një fotografi të tij që qarkullon nëpër internet, ku Abazi në cilësinë e përfaqësuesit të Rockfeller kishte vizituar arkivat e ushtrisë serbe.
“Nuk e kam e lanë unë, keq është bërë 20 vjet, ku ke ti që s’e bëre, nuk kanë pasë kohë ata me shku në Beograd me bë harta me gjeneralë të Serbisë. Je kah flet me Hisen Berishën, kujdes”, i ka thënë Berisha deputetit të VV-së Abazi.
Pasi mori fjalën e tij për replikë Berisha tha se i njeh veteranët nëpër parti prandaj s’e ka pasur për dikë në veçanti kur deklaroi se kompleksi që s’kanë marrë pjesë në luftën e UÇK-së i bën që t’i diskriminojnë veteranët nga përfshirja në pagën minimale
“Unë nuk e bëra thirrjen për veteranët që janë në sallë, se unë i njoh të gjithë problemi është se vendimmarrja e tillë është diskriminuese dhe ju e dini se kategoria më e diskriminuar janë pikërisht veteranët sepse e dijmë mirë se me 170 euro s’mund të jetojmë dy ditë, sepse kartelat tona na tregojnë tjera shifra të tjera në bankomat”, tha ai./arbresh.info/
Egnatia fiton Superkupën e Shqipërisë, kompleton tripletën n...
Kinë/ Miratohet projekti për ndërtimin e digës më të madhe n...
Maqedonci: Sulmet nga Serbia janë të mundshme derisa Radoiçi...
Drenusha nuk e lë Gjestin të fle, i shkon në shtrat me tigan...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të Federatës së S...
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...