Nutricisti Agron Rexhepi jep këshilla për agjëruesit

11:21 | 12 Maj 2019
L G

Ka disa ditë që besimtarët mysliman kanë hyrë në muajin e shenjtë të Ramazanit, muaj ky ku të gjithë besimtarët e fesë Islame janë të obliguar të agjërojnë, me të cilën nënkuptohet heqja dorë nga ngrënia dhe pija, si dhe nga marrëdhëniet intime nga agimi deri në perëndim të diellit, arbresh.info.

Mos konsumimi i ushqimit për më shumë se 16 orë padyshim se ka ndikim në organizmin e njeriut. Se cilat janë efektet apo ndikimi i agjërimit në trupin dhe shëndetin e njeriut, tregon mjeku dhe nutricisti sportiv, Agron Rexhepi.

Rexhepi thotë se rreth ndikimit të agjërimit në trupin e njeriut janë bërë hulumtime të shumta nga shkencëtarë të shumtë anë e mbanë botës.  Ai tregon se njeriu përbëhet nga komponenta shpirtërore dhe trupore, dhe pikërisht agjërimi ndikon në kalibrimi apo harmonimin mes këtyre dy komponentëve, duke rregulluar komponentën trupore, po ashtu rregullon edhe komponentën shpirtërore.

Ai tregon për hulumtimin voluminoz 50 vjeçar të doktor Herbet Shallton, i cili sipas tij, për 50 vjet ka hulumtuar ndikimin e agjërimit në mbi 40 mijë persona dhe ka dalë me rezultate mahniste, të cilat më vonë janë vërtetuar nga mjek të shumtë.

Rexhepi, gjithashtu përmendi edhe një hulumtim tjetër të një mjeku tjetër për të qartësuar për të gjithë ata që mendojnë se 15-16 orë agjërim do ti dëmtoj.

Rexhepi përmendi mjekun Karlson në Kaliforni ku ka bërë një hulumtim se njeriu pa ushqim por vetëm dukë marrë lëngje mund të jeton 50 deri në 75 ditë pa dëmtime shëndetësore, ndërkaq ne bazë të autorëve të ndryshëm pa ujë mund të jetohet 4,5 deri 7,8 ditë.

Ai tregon për agjërimin se nuk ka qelizë në trup që nuk ndikon, në sistemin nervor-qëndror është vërtetuar se lufton stresin, ndërsa tek zemra ndikon se për 24 orë, zemra e agjëruesit punon më pak, ndërsa mëlçia për 5 deri në 6 or punon më ngadalë, yndyrat me intensitet të ulët, ndërsa në shtypjen e gjakut është vërtetuar se shkaktohet një rënie e lehtë e saj për shkak të zvogëlimit të metabolizmit.

Ai thotë se është vërtetuar se agjërimi ka ndikim shumë të mirë edhe në disa lloje të sëmundjeve, për arsyeje së qelizat malinje kancerogjene nuk mund të durojnë ambientin ku nuk kanë ushqim të mjaftueshëm, ka thënë Rexhepi.

Nutricisti Rexhepi ka përmendur edhe faktin se jo të gjithë janë të obliguar të agjërojnë, duke përjashtuar personat me sëmundje malinje të mëlçisë e kanë të ndaluar të agjërojnë, gjithashtu nuk janë të obliguar të agjërojnë gratë shtatzëna dhe gji dhënëse.

Portali Arbresh: Pra agjërimi është obligim vetëm për ata që janë të shëndetshëm, mirëpo kemi raste kur njerëzit me ca probleme shëndetësore të ngjashme si ajo me nivel të sheqerit, yndyrës, probleme me lukthin, gurët në veshkë e idhëz, d.m.th ata persona me vet-dëshirë fillojnë agjërimin. Mund të na tregoni se si ta menaxhojnë këta persona agjërimin dhe a keni ndonjë sugjerim rreth ushqimeve që duhet të konsumojnë edhe jashtë Ramazanit?

Agron Rexhepi: Tek rastet me diabet që është i kontrolluar diabeti, agjërimi ndikon pozitivisht duke e zvogëluar nivelin e sheqerit në gjak, ndërsa në rastet kur kemi jo-stabilitet, pra nuk është i menaxhueshëm atëherë është diskutabile se a të agjëroj apo jo. Nëse kemi raste kur sheqeri bie shume shpejt atëherë mund të rregullohet me insulinë e cila nuk prish agjërimin.Tek lukthi ose tek thartina e lukthit kemi medikamentet të cilat i marrim çdo 24 orë dhe me një ushqyeshmëri të mirë mund ta qetësojmë apo edhe ndalojmë sekretimin e lukthit. Është e vërtetuar se agjërimi ka ndikim pozitiv edhe tek sëmundja irrituese e zorrëve.

Portali Arbresh: Ka shumë persona që brengosen nga mos-konsumimi i ujit apo dehidrimi. A ka ndonjë problem potencial dhe çka duhet të konsumojmë që trupi/organizmi të ketë sasi të mjaftueshme të ujit për funksionim optimal?

Agron Rexhepi: Agjërimi bëhet krye-kput për krijuesin tonë, agjërimi nuk bëhet për të përfituar por se e kemi obligim, mirëpo efektet anësore të agjërimit janë përfitimet shëndetësore. Sa i përket marrjes se ushqimit nuk dallon agjëruesi nga mos-agjëruesi në aspektin sasior, përderisa jo-agjëruesi konsumon gjatë ditës ushqim, agjëruesi këtë ushqim e konsumon gjatë natës. Është mirë që të mos ushqehen vetëm dy herë, në iftar dhe në syfyr, por duhet të marrim tri racione, të ketë iftarin, një dark e cila preferohet nga mesnata dhe syfyri një ushqim jo i stërngarkuar, një ushqim i lehtë i cili të mban. Ndërsa gjatë kohës prej iftarit e deri në syfyr duhet të kujdesemi për hidratimin e organizmit.

Portali Arbresh: A mund të na tregoni më specifikisht se çka të konsumojmë në kohën e syfyrit në mënyrë që të nesërmen të mos ndjem etje dhe uri?

Agron Rexhepi: Fillimisht konsumimin e lëngjeve duhet ta llogarisim 30ml për kilogramë të peshës së trupit, për personat të cilët nuk janë fizikisht aktiv, ndërsa ata që bëjnë aktivitete fizike duhet shtuar plus 10 deri 12 për qind të peshës së trupit tyre të kësaj sasie. Nëse kjo sasi e lëngjeve merret gjatë kohës prej ifarit deri në syfyr nuk do të kemi problem për hidratimin e organizmit. Kur flasim për lëngjet e kemi fjalën për ujin, çajnat dhe jo lëngjet e gazuara të cilat janë të dëmshme për shëndetin tonë, janë lëngjet e kafeinizuara siç janë çaji dhe kafeja, është shumë gabim nëse i konsumojmë në kohën e syfyrit pra preferohet të konsumohen në kohën e iftarit për arsye se i bëjnë një tonifikimin trupit dhe i japin forcë për punë të mëtutjeshme. Në syfyr nuk preferohen për shkak të veprimit te tyre stimulues në tru dhe mund të na çrregullojë gjumin dhe ka veprim të fortë dioretik, largojnë lëngjet nga trupi.
Po ashtu ëmbëlsirat nuk preferohen në kohën e syfyrit për shkak se në një moment e rrisin nivelin e sheqerit dhe në ndikimin e insulinës sheqeri bjen dhe se brenda 2 apo 3 orëve ne do të jemi në një gjendje të hipoklikemisë apo nivelit më të ulët të sheqerit e cila shoqërohet me ndjenjën e urisë,
Për syfyr preferohet një ushqim i lehtë në formë të cornfelksave, lë te jetë cornfleks i drithërave me qumësht apo me kos.

Portali Arbresh: Cilat ushqime duhet ti konsumojmë në kohën e iftarit që edhe na pasurojnë më vitamina?

Agron Rexhepi: Preferohet që agjërimi të prishet me lëngje në kohën e iftarit për arsye se lëngjet kanë 8 deri në 10 përqind karbohidrate, dhe kjo dendësi e lëngjeve nuk lejon që të bëhet absorbimi i mjaftueshëm i langut në organizëm, përkundrazi mund të arrihet efekti i kundërt të dalin lëngjet në zorrë dhe të japin çrregullime. Për këtë arsye preferohet që nëse merren këto lëngje të mos merren në formën e konservuar dhe jo të shëndetshme por të mirren prej frutave të shtrydhura dhe me to të shoqërohen 3 apo 4 hurme do të ishte përfekte.

Portali Arbresh: Karakteristikë e Ramazanit është Hurmeja, çfarë dobie kemi nga konsumimi i Hurmës?

Agron Rexhepi: Hurmeja është ndër frutat e rrallë tek e cila mund të gjinden të gjithë mikro dhe makro nutrientët, është një frutë shumë ushqyes, në të kemi pothuajse të gjitha vitaminat minerale, kemi edhe një sasi të konsiderueshme të sheqerit në formë të fruktozës, po ashtu kemi yndyrëra dhe proteina.
Është një frut që të mban mirëpo un nuk e preferoj në kohën e syfyrit për shkak të sheqerit që ka, mund të ndikon në çrregullimin e sheqerit gjatë ditës që agjërojmë. Më së miri do të ishte që të përdorej në kohën e iftarit.

Portali Arbresh: Për fund a keni ndonjë porosi për të gjithë agjëruesit?

Agron Rexhepi: Ju uroj të gjithëve një agjërim të lehtë dhe të pranuar, ti shfrytëzojnë të mirat e këtij muaji të shenjtë, dhe të përfitojnë si nga aspekti shpirtëror ashtu edhe nga aspekti trupor. Të mirat e agjërimit mund të shfrytëzohen edhe tek personat më mbipeshë për të humb peshë është një metodë shumë e mirë, por edhe tek personat me nënpeshë është një rast shumë i mirë dhe edhe tek personat e tjerë me probleme shëndetësore. Ti shfrytëzojmë të mirat e zotit, t’ia bëjmë një pastrim trupit tonë dhe ta përgatisim trupin tonë për 11 muajt e ardhshëm. Unë do t’i këshilloja që të mos e ndërprerjen menjëherë muajin e Ramazanit dhe të fillojnë menjëherë me ngarkim të trupit sepse kjo është një lloj stresi për organizmin, por preferohet që dalëngadalë nga pista e agjërimit të zbresim në atë normale të 11 muajve të ardhshëm./Arditë Shkodra/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme