Nutricionistja Vala Pupovci ka thënë se gabimi që më së shpeshti e bëjnë ata që agjërojnë është se konsumojnë sasi të tepërt të ushqimit pas iftarit.
“Prej iftarit gabimi i parë që mund ta bëjmë është që të mbingarkohemi me ushqim. Mbingarkesa ndikon që së pari me pasë probleme me tretje, për shkak që trupi e ka shumë të vështirë me tretë atë sasi të ushqimit aq të madhe për një kohë aq të shkurtër”.
“Mbingarkesa jep një ndjenjë shumë të parehatshme, dhe në të njëjtën kohë mund të jetë një shenjë që kemi konsumuar ma shumë sesa që duhet, dhe kjo mund të ndikojë edhe në shtim të peshës përgjatë kohës së Ramazanit”.
Pupovci në Klan Kosova ka diskutuar për rëndësinë dhe rregullat e agjërimit. Ajo tha se gjatë kohës së Ramazanit është mirë që të mos konsumohen ushqime me shumë yndyrë.
“Është mirë që të mundohemi që të konsumojmë sa më pak ushqime të cilat ngarkojnë shumë, pra ushqimet e pasura me yndyrë, apo ato ushqime që ne kryesisht i quajmë të rënda. Nuk është që nuk duhet të konsumohen fare flia e pitja që janë ushqime tradicionale, mirëpo sasia me qenë e kontrolluar dhe ndoshta mos me qenë çdo ditë”.
Nutricionistja Pupovci rekomandon të gjithë agjëruesit e muajit të shenjtë të Ramazanit që sa më pak ta konsumojnë mishin, dhe ta zëvendësojnë atë me burime të tjera të proteinave si fasulet, qiqrat apo thjerrëzat.
Alonso rikthehet në “Anfield”, por tashmë si kundërshtar i “...
Zhegrova kërkon të vazhdoj magjinë në Champions League
Atilla i flet për raportin me Drenushën dhe qëllimin në shtë...
Kontrolle në katër shkolla në Mitrovicë, sekuestrohen thika ...
Artiola Toska shtatzënë për herë të parë në moshën 51-vjeçar...
Anija italiane nis një tjetër grup emigrantësh për në Shëngj...