Libri “Terrori i okupatorit serb mbi shqiptarët 1844-1999” i autorit Nusret Pllana, është më i komentuari nga autoritetet serbe.
Ky libër është përmendur edhe nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.
E autori Nusret Pllana, tregoi arsyet se pse ky libër përflitet aq shumë nga autoritetet atje.
Pllana thotë se Vuçiq në mënyrë indirekte ka pranuar botërisht se Serbia ka kryer gjenocid.
“Aleksandar Vuçiqi, për herë të tretë e përmend këtë libër. E thotë në njëfarë mënyre për t’u larë pak para atyre kriminelëve të tij që ky libër tashmë është thjeshtë është i padiskutueshëm sepse kur Biblioteka Botërore e Kongresit në SHBA nuk ka mundur ta kontestojë as një pikë e asnjë presje, ai në njëfar forme e ka pranuar botërisht që ne kemi kryer gjenocid edhe pse se thotë publikisht. Por, unë ia kam dorëzuar personalisht atij më 15 janar të vitit 2015 në Beograd”.
“Në fakt ky libër është i parezistueshëm. I ka mbi 1 mijë fotografi, dëshmi të gjenocidit të Serbisë pushtuese mbi shqiptarët në një periudhë 1844-1999. Vetëm fotot flasin më shumë se çdo fjalë e jona. Por, ka edhe arkiva dhe dokumente që janë nxjerrë pikërisht nga arkivat e Beogradit përmes Arkivit Shtetëror të Kosovës. Janë edhe referenca të Fondit Humanitar të Beogradit të Natasha Kandiqit, e cila ka grumbulluar fakte dhe dëshmi të gjenocidit serb mbi shqiptarët”, ka thënë Pllana në Klan.
“Por, për fatkeq tendenca e saj janë që Serbia në asnjë mënyrë të mos dënohet si shtet për gjenocidin mbi shqiptarët. Insistimi i saj që individët kriminelët të dënohen dhe Serbia pushtuese të shpëtojë nga dënimi. Që po përflitet përgatitja e padisë për gjenocid, njëherë Aleksandar Vuçiqit por edhe të tjerëve po ju djeg fortë që ky libër ka depërtuar në gjithë botën”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...