Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, në konferencën për media pas takimit me kryekuvendarin, Glauk Konjufca ka ritheksuar përkrahjen zvicerane për Kosovën.
“Zvicra është krenare me komunitetin e integruar mirë në shoqërinë tonë. Kontributi i kosovarëve në ekipin futbollistik është veç një dëshmi e vogël. Që nga viti 1998 bashkëpunimi zviceran ka qenë prezent dhe Kosova ka qenë vend prioritar deri më sot. Zvicra e mbështet Kosovën në fushat e rëndësishme të qeverisjes së mirë, zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, shëndetësia”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se mbështetja do të vazhdojë edhe në fushën e sigurisë, duke ofruar mbi 200 mijë ushtarë zviceran në KFOR. Nuk ka lënë pa përmendur edhe tensionet në veri.
“I bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës e të Serbisë që të adresojnë tensionet dhe të parandalojnë eskalimet. Për Zvicrën paqja e qëndrueshme në rajon dhe normalizimi i marrëdhënieve është shumë i rëndësishëm, andaj Zvicra e mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, ka deklaruar Nussbaumer.
Ai ka thënë se bashkëpunimi ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe shërbimeve parlamentare të Zvicrës ka qenë rrëfim suksesi dhe do të zhvillohet më tutje në fusha të ndryshme./rtk/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...