Zyrtari i Partisë Social Demokrate (PSD) Nol Nushi ka thënë se do të ishte i lumtur nëse protestat për shtrenjtimin e rrymës do ta rrëzonin Qeverinë.
Nushi ka thënë se në protestën e së shtunës nuk do të ketë flamuj e as llogo partiake.
Ai në RTV Dukagjini ka thënë se do të ishte shumë i lumtur nëse protestat për shtrenjtimin e rrymës do ta rrëzonin Qeverinë.
“Shtrenjtimin e energjisë nuk janë duke e bërë qytetarët e Kosovës por Qeveria Kurti me mekanizmat e vet qeveritar si ZRRE apo tjera organe”, tha Nushi.
Nushi ka thënë se deri më tani nuk kanë parë ndonjë hatër mbetje nga subjektet tjera opozitare pse kjo parti ka caktuar datën e protestës.
“Llogo e as flamuj të partisë nuk do të ketë, por do të ketë fjalime për të treguar se si Kurti ka mashtruar qytetarët e vet. Ne mendojnë se pezmin qytetarë duhet ta organizojmë sa më mirë”.
Zyrtari i PSD-së thotë se deri më tani asnjë parti opozitare nuk ka thënë “jo” për pjesëmarrjen në protestën kundër rritjes së çmimit të rrymës.
Nushi thotë se vullnet për të protestuar ka dhe presin pjesëmarrjen e qytetarëve.
“Protestë e suksesshme do të quhej nëse vendimi do të rrëzohej plotësisht për t’u kthyer gjendja si ishte më parë e që më pas Qeveria të gjejë zgjidhje tjera”, tha ndër të tjera Nol Nushi.
PSD mban të shtunën protestë në Prishtinë kundër shtrenjtimit të rrymës.
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e g...
SPAK njoftim zyrtar për Erion Veliajn, i përgjigjet për kall...
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri
La Liga refuzoi të regjistrojë Olmon, largimi i yllit spanjo...