Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, e ka bërë fajtor kryeministrin Albin Kurti për emigrimin e të rinjve jashtë shtetit.
Ai ka thënë se më herët kanë ikur të papunët, ndërsa tani po emigrojnë profesionistët e fushave të ndryshme.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Nushi ka thënë se Qeveria nuk po i ndihmon qytetarët në kohë krizash. Ai ka thënë se ekzekutivi nuk po e tregon vlerën reale të Ligjit të Pagave.
Nushi ka pasur kritika edhe për emërimin e Arben Vitisë në krye të Shëndetësisë.
“Ka ndërruar situata përpara kemi pa një pjesë shumë të madhe të pa punëve edhe kryesisht në sektor publik e privat me rroga të ultë i cili pat ndryshuar mandej filluan me u rritë rrogat, mirëpo krizat e fundit prej pandemisë e deri te kjo e fundit e luftës në Ukrainë dhe efektet e tyre për te sjellë siç i përballojmë dhe ne këtu kanë tregu që qeverisja aktuale edhe qeverisjet e kaluara nuk janë aty që në raste krizash të ndihmojnë që kjo krizë të përballet sa më lehtë”, ka thënë Nushi.
“Kemi vite të tëra që nuk po shkojmë as një hap të duhur në drejtim të shërbimeve shëndetësore sot nuk mjafton më me u fut veç me një punë sepse sot ka aq shumë ikje nga Kosova saqë vendi i punës as nuk është problem bile të lusin firmat për punëtor, pra nuk është problem thjeshtë vendi i punës por janë kushtet e jetës, çfarë arsimi ke, çfarë shëndetësie ke, çfarë kulture ke e çka na ka sjellë kjo qeveri, në shëndetësi i kemi pas tre ministra dhe jemi kthy te një ministër i cili është se ka dalë me një punë të tmerrshme në shëndetësi është rikthye prapë”, u shpreh Nushi.
Nushi ka thënë se shumica e deputetëve të mazhorancës nuk e dinë sesa është vlera reale e koeficienti të pagave, ndonëse i njëjti ka kaluar në fund të janarit. Sipas tij, 88 mijë punëtorë të shërbimit publik, kanë mbetur në ankth pa e ditë sa e kanë pagën.
“Është e tmerrshme që e kanë shumicën parlamentare edhe e pyet ti secilin deputet sa ka me qenë koeficienti i pagave dhe askush nuk e din kjo është e tmerrshme domethënë koeficientin e pagave domethënë koeficientin e pagave e dinë 2, 3 njerëz në krejt shtetin edhe 88 mijë e më shumë punëtor të shërbimit publik mbetën në ankth pa e ditë hala sa kanë me e pas rrogën edhe sot që është caktuar koeficienti nuk e dinë sepse kanë manipuluar me krejt shtesat e mundshme, kanë manipuluar me shtesat që merren në emër të përvojës e në emër të rrezikshmërisë në emër të shujtave ato nuk i ka tregu askush sa kanë me qenë, manipulimi është klasik dhe ku është më rrezikshmëria këta duan më të tregu edhe sa pare te dalin ty në bankë pavarësisht se realiteti është ndryshe”, ka thënë Nushi.
Frika e NATO-s nga kthimi i Trump
Rusia sulmon Kievin dhe Harkivin
Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregti...
Katër vjet nga publikimi i aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK...
SHBA: Rusia dhe Irani po intensifikojnë fushatat dezinformue...
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohen gjashtë pers...